Trafik droge në Itali, kapet në Durrës i shumëkërkuari

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 09:29 | Kronikë

Trafik droge në Itali, kapet në Durrës i shumëkërkuari

Policia e Shtetit raporton se ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim nga partnerët italianë.

Në vijim të aksionit “Operacionalja 52”në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Fatjon Berisha alias Bledar Berisha36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos