Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për plagosje të rëndë me dashje, pasi ka goditur me thikë një tjetër shtetas.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar "Wanted", shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar "Wanted"
Kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Ëanted".
Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)