Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 08:56 | Kronikë

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e

Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën për lirim nga paraburgimi të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një Kolegj i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Mehdi Bici dhe Sokol Binaj do të gjykojë rekursin e Veliajt kundër vendimeve që kanë caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se shqyrtimi bëhet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve.

Kryebashkiaku Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, teksa po hetohet për "korrupsion", "pastrim të parave" dhe "fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë".

Veliaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve mbi kallëzimin e ‘Nesti Angonit’ për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos