Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra papërgjegjshmëria e institucioneve

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 16:58 | Kronikë

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u

Familja e të ndjerit Martin Canit, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë Shkolla Fan Noli, ka mirëpritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që shpalli antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar se vendimi kishte cenuar lirinë e shprehjes.

Në një deklaratë zyrtare, familja thekson se Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve.

“Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike.

Ndërsa shteti merrej me mbylljen e aplikacioneve, dështimi i tij sistematik vazhdoi të prodhonte viktima: fillimisht një i mitur në Maliq dhe së fundmi një tjetër jetë e këputur në Durrës,” theksojnë ata.

Ne nuk do të heshtim! Kërkojmë drejtësi për Martinin dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur.

Nuk do të lejojmë që emri i djalit tonë, një futbollist me ëndrra dhe një shpirt i pastër, të përdoret më si mburojë për dështimet tuaja.

Zëri ynë bashkohet me çdo familje që sot derdh lot. Kërkojmë veprime, jo fjalë! Kërkojmë siguri, jo censurë!” – përfundon reagimi i familjes Cani.

Gjykata Kushtetuese, ditën e sotme, u shpreh se ndërprerja e aksesit në TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit.

Sipas Gjykatës, ndërhyrja nuk ishte bërë me ligj të qartë dhe nuk ishte proporcionale, edhe pse qëllimi i saj, mbrojtja e fëmijëve nga ndikimet negative, konsiderohet i rëndësishëm për interes publik.

Kushtetuesja u shpreh se masa e Qeverisë nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e institucioneve për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos