Burime për A2CNN: Kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë, policia shpall në kërkim bashkëshortin e 25-vjeçares

Nga Igli Çelmeta
11 Mars 2026, 10:25 | Kronikë

Burime për A2CNN: Kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë,

Ditën e djeshme, një 25-vjeçare kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë. Burime për A2CNN bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E.Z.

Pas ngjarjes ditën e djeshme, kur 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët e të ndjerës kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të vajzës me pretendimet se e dhunonte.

Në trupin e të ndjerës janë konstatuar shenja dhune. Bashkëshorti i 25-vjeçares është shpallur në kërkim policor për veprat penale të dhunës dhe shkaktimit të vetëvrasjes.

Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk është gjetur. Policia ka shpallur në kërkim të riun pasi do të merret në pyetje lidhur me pretendimet e familjarëve të të ndjerës.

Xhuana Nikolli ishte me origjinë nga Lezha dhe jetonte në Shëngjin. Ajo kishte studiuar për drejtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos