Kandidat për Drejtor të Përgjithshëm, me ftesë të FBI Pëllumb Seferi merr pjesë në Samitin e Lidershipit të Përfaqësive të FBI

Nga Igli Çelmeta
11 Mars 2026, 14:55 | Kronikë

Kandidat për Drejtor të Përgjithshëm, me ftesë të

Nga website i FBI, A2CNN mëson se Drejtori i  Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, në cilësin ose pozicionin e presidentit të shoqatës europiane të studentëve të diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në SHBA nga data 9 -11 mars 2026, mori pjesë në samitin e liderëva të Shoqatës së Studentëve të Akademisë Kombëtare të FBI.

Samiti nderkombetar është një takim vjetor i dhe shumë i rëndësishëm, në të cilin marrin pjesë drejtues të Përfaqësive të FBI nga e gjithë bota.

Qëllimi i Samitit është zhvillimi i aftësive të lidershipit, forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, si dhe diskutimi i projekteve dhe aktiviteteve të FBI NAA.

Në samit morën pjesë përfqësues nga akademia, FBI dhe presidentët për gjithë shtetet e gjithë shteteve, brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Azisë, Afrikës, Australisë dhe Europës.

Pëllumb Seferi ishte i pranishëm në cilësinë e Presidentit të Shoqatës së Studentëve të FBI për Europën.

Në shtator, në Tiranë, do të organizohet takimi vjetor në nivel europian, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë edhe nga akademia FBI, qendra FBI dhe përfaqësues të tjerë përtej Europës.

Vizita e Seferit në SHBA koincidon vetëm pak ditë pas hapjes se garës për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku Seferi është një nga kandidatët potencialë dhe konsiderohet si figura më e pastër në polici dhe i preferuari i ndërkombëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos