U kap me kokainë, pranga 33-vjeçarit në Fier

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 13:09 | Kronikë

U kap me kokainë, pranga 33-vjeçarit në Fier

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi u kap në flagrancë me kokainë, pas një hetimi njëmujor. Sipas policisë nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, që dyshohet me qëllim shitjen.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Njoftimi i DVP Fier

Finalizohet operacioni i koduar “Rikthimi”, kundër shitjes së drogave të forta.

Vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë.

I arrestuari, me precedent për krime në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen dozë dhe sasi lënde narkotike Kokainë që iu gjetën të arrestuarit, me vete dhe në automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos