Rezultatet biologjike të ADN-së të përfituara nga sendet e gjetura pas atentatit në Lundër dy javë më parë që la 4 persona të plagosur, nuk i kanë ndihmuar hetuesit të zbulojnë identitetin e autorëve. Përgjigjet e ADN-së po krahasohen me ato të personave të dyshuar e me precedentë kriminalë.
Por nga verifikimet paraprake, burimet sqarojnë se kjo gjë nuk i ka ndihmuar hetuesit që të dalin me emra konkretë se kush janë atentatorët që qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi mjetin luksoz që udhëtonin të plagosurit, mes të cilëve edhe dy fëmijët e mitur të pronarit të një shoqërie sigurie private.
Grupi hetimor dyshon se autorët kanë ngatërruar objektiv dhe në shënjestër të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit, i vrarë vitin e kaluar në Greqi dhe që një orë para atentatit në Lundër, në Lezhë i ekzekutuan babain, Gjovalin Prendin.
Edhe për vrasjen e 64-vjeçarit policia nuk ka mundur të sigurojë prova të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit pritet të marrin sërish në pyetje familjarët e viktimës, deklarimet e të cilëve mund të jenë me vlerë për ta. (A2 Televizion)