Furnizonin me kokainë shpërndarësit, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 10:43 | Kronikë

Furnizonin me kokainë shpërndarësit, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj që furnizonin me kokainë shpërndarësit e drogës.

Përgjimet kishin nisur 3 muaj më parë, ku rezultoi se dy të arrestuarit, Ronaldo Spahiu dhe Braild Aga, bazën e kishin në zonën e Pezës, shkruan A2.

Lënda narkotike përpunohej aty e më pas ndahej në doza dhe shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, ish-Bllok e Astir.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike.

Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit - Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos