Futi medikamente kontrabandë, në pranga administratori i një farmacie në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 10:17 | Kronikë

Futi medikamente kontrabandë, në pranga administratori i një

Policia ka finalizuar një tjetër aksion kundër kontrabandës, duke vënë në pranga administratorin e një farmacie në kryeqytet dhe duke sekuestruar medikamente të dyshuara kontrabanduara me vlerë rreth 35 000 euro.

Operacioni policor i koduar “Medikamentet”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, çoi në arrestimin e shtetasit A. H., 35 vjeç, si dhe në fillimin e procedimit penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në farmacinë që ai administronte, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrollit në farmacinë e vendosur në bulevardin “Zogu i Parë”, policia gjeti dhe sekuestroi barna të shumta mjekësore të dyshuara si të kontrabanduara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos