Gara për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, A2CNN mëson emrat e kandidatëve

Nga Igli Çelmeta
9 Mars 2026, 09:41 | Kronikë

Gara për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të aplikimeve për garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, A2 CNN mëson emrat e disa oficervë të policisë që kandidojnë.

Bëhet fjalë për oficerin e karrierës me 28 vite në polici, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA. Gjithashtu, Seferi është edhe drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Për postin e kryepolicit kandidon edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, me 25 vite karrierë, i cili është një nga kandidatët potencialë.

Një tjetër emër që kandidon është edhe drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu kandidojnë edhe oficerët Lutfi Minxhozi dhe Idajet Faskaj.

Pritet që në dy ditët e mbetura mund të kandidojnë edhe emra që janë përfolur pas hapjes së garës, si Tonin Vocaj dhe drejtori aktual i Fierit, Skënder Hitaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos