All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Breshëri plumbash në Durrës, ekzekutohet në një atentat mafioz 29-vjeçari

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
20 Maj 2025, 14:40 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Periferia e Durrësit është tronditur nga breshëria e armëve në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Një atentat i mirëorganizuar nga persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar një 29-vjeçar.

All - Paragraf - 3

Në momentin e atentatit, të dhënat paraprake flasin se viktima ka qenë duke lëvizur i vetëm në trotuar kur ka rënë pre e plumbave. Autorët kanë qëlluar me breshëri, ndërsa plumbat kanë thyer edhe xhamat e qendrës shëndetësore që ndodhej aty pranë, shkruan A2.

Plagët e marra nga plumbat nuk i kanë dhënë mundësi mbijetese 29-vjeçarit edhe pse është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit. Sakaq, grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka nisur mbledhjen e provave dhe pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë që ka zona.

Nga verifikimet e skedave të policisë, Ermir Dedja rezulton i arrestuar dy herë. Në vitin 2015 i dyshuar si implikuar në trafik narkotikësh. Ndërsa në vitin 2017, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e një plagosjeje të ndodhur në Shijak.

All - Paragraf - 6

Ende janë të paqarta nëse këto dy momente të së kaluarës së viktimës mund të kenë qenë motive të këtij atentati të mirëorganizuar, pasi lëvizja e viktimës i vetëm në atë orar në një zonë periferike, tregon se vigjilenca e tij ka qenë e ulët.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos