Enea Tahiri dhe Besnik Shabani kishin shkuar në Shkodër për të mbushur makinën me kanabis, e që më pas do e çonin drejt Korçës për ta trafikuar në Greqi. Por hetimet disa mujore të antidrogës së Tiranës bënë që ata të arrestoheshin dhe lënda narkotike tu sekuestrohej.
Tahiri dhe Sahabi u ndaluan në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë teksa ishin duke udhëtuar me një automjet me të cilin po transportohej edhe droga.
Fillimisht ata nuk iu bindën urdhrit të bluve për të ndaluar. Gjatë kontrollit, policia u gjeti në mjet 60 kg kanabis. Sasia e drogës ishte ndarë në 59 pako të futura në 3 çanta.
Sipas burimeve, lënda narkotike ishte kultivuar në zonën e Shkodrës, por dy të arrestuarit, përkatësisht 37 dhe 48 vjeç nuk kanë dhënë deklarime për grupin hetimor në mënyrë që të identifikohen edhe kultivuesit.
Tahiri dhe Shabani kishin rolin e transportuesit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. (A2 Televizion)