Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)