Shiu ndihmon në shuarjen e flakëve në Drenovë të Mallakastrës, situatë e rënduar në Gorishovë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 11:23 | Kronikë

Shiu ndihmon në shuarjen e flakëve në Drenovë të

Për pesë ditë me radhë, një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Drenovës në Mallakastër, duke djegur rreth 150 hektarë sipërfaqe me pisha dhe ullishte. Pas përpjekjeve të pareshtura të shërbimeve zjarrfikëse dhe banorëve vendas, natyra dha ndihmën më të madhe, shiu i rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndihmoi në shuarjen e flakëve të fundit në këtë zonë.

Ndërkohë, situata vijon të jetë e rënduar në një tjetër vatër zjarri, në fshatin Gorishovë të Cakranit, ku zjarri po përhapet me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë ullishte.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, por era dhe thatësira e tokës po e vështirësojnë ndërhyrjen. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos