Procedohen dy persona për zaptimin e hapësirave publike në Kavajë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 13:26 | Kronikë

Procedohen dy persona për zaptimin e hapësirave publike në

Operacioni i koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror vijon në Kavajë. 

Policia ka proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.       

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.

 Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.   

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policia 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos