Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec - Lin pranë fshatit Memelisht.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën ku duket se shkaku kryesor ka qenë lagështia në rrugë, shkruan A2.
Drejtuesi i automjetit tip "Benz" ka qenë duke dalë nga banesa dhe në momentin kur ka dalë në rrugë është goditur nga drejtuesi i mjetit tip "Ford" i cili kishte humbur kontrollin e mjetit.
Nga përplasja ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz".
Ky aks "prodhon" me dhjetra aksidente për shkak të lagështisë në rrugë dhe papërgjegjshmërisë së shoferëve. (A2 Televizion)