Gjendet i pajetë një italian në një hotel në Durrës

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 12:32 | Kronikë

Gjendet i pajetë një italian në një hotel në

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në ambientet e një hoteli.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:10 është konstatuar i pajetë shtetasi me iniciale G. P., rreth 81 vjeç.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos