
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia bën me dije se, në pranga ka rënë Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua në zonën e “Don Boskos”.
Sipas autoriteteve, 43-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2015, me 11 vite e 10 muaj burgim për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “shkelje e ligjit për migracionin”, sipas Kodit Penal italian.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për vijimin e procedurave të ekstradimit drejt Italisë. (A2 Televizion)