Kërkoi pafajësi, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Alfred Belerin

Nga Armand Bajrami
27 Mars 2026, 19:25 | Kronikë

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykatat e Posaçme për eurodeputetin, Alfred Beleri, i fajësuar për korrupsion në zgjedhje teksa kandidoi për Bashkinë e Himarës në vitin 2023.

Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e bërë nga Beleri, i cili kërkoi shfuqizim të vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit të Poscëm, duke pretenduar pafajesi.

Mes vendimit të saj, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 2 vjet burg ndaj Beleri. I pandryshuar mbeti edhe dënimime burg, i konvertuar në 3 vjet Shërbim Prove për të bashkëpandehurin e tij, Pandeli Kokaveshi.

Alfred Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të majit 2023, si i dyshuar për “korrupsion në zgjedhje”. Ai u hetua dhe gjykua në masëne sigurisë “arrest në burg”, masë nga e cila u lirua me kusht në shtator 2024, pas gati 16 muajsh në qeli.

Teksa vuante dënimin në Shqipëri, ai u zgjodh eurodeputet në Greqi, nën siglën e partisë “Demokracia e re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos