
GJKKO vendos të vijojë gjykimin pa praninë e të pandehurit Plaurent Dervishaj, një kërkesë e bërë nga vetë i pandehuri.
Gjykimi do të vijohet me praninë e një mbrojtësi të caktuar kryesisht nga gjykata, shkruan A2.
GJKKO vendos të pranojë revokimin e mbrojtësve, duke qenë se është një e drejtë e të pandehurit. Po ashtu, i pezullon kohën e paraburgimit.
Vendoset shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurve Bashkim Haxhia, Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani.
GJKKO vendos të shtyjë seancën për në datë 5 dhjetor, ora 12:00.
Më herët, në proces Dervishaj i kërkoi gjykatës gjyq me dyer të mbyllura, kërkesë që iu refuzua. Situata u shoqërua me debate, pasi Dervishaj pretendon se media ka shtrembëruar dëshmitë e dhëna në proces. Më pas, ai shfuqizoi avokatët e tij nga mbrojtja dhe ata u larguan nga salla. (A2 Televizion)
