
Këtë të premte është konstituar kryebashkiakja e re e Vlorës.
Ceremonia e betimit, zyrtarizimit të saj, është kryer në teatrin "Petro Marko", ku prezentë kanë qenë këshilltarët bashkiakë socialistë, teksa kanë munguar ata nga opozita, shkruan A2.
Ceremonia është çelur nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri, e cila pas fjalës së rastit ka lexuar edhe vendimet e KQZ dhe Gjykatës së Vlorës, të cilat shpallnin vlefshmërinë e mandatit të kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini. (A2 Televizion)
