Gjyqi ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, dëshmitari Haxhiaj: Më kërcënuan, fëmijët e mi janë në rrezik

Nga Armand Bajrami
19 Shtator 2025, 10:56 | Kronikë

Gjyqi ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, dëshmitari Haxhiaj:

Në procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të cilët gjykohen të veçuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posaçme vijoi me pyetjen e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.

Dëshmitari Arben Haxhiaj, vëllai Bashkim Haxhiajt, i pandehur për të njëjtën ngjarje, në një proces të lidhur, shkruan A2 CNN.

Për pyetjet nga prokurori: “Në 2020 kam jetuar në Durrës. Kam pasur një bar të vogël në lagjen nr.5.

Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët. Arsyeja e takimit, ishte të më paralajmëronte që im vëlla, Bashkimi, të largohej nga ky sherr. Këtyre i kanë bërë atentat. Juli ka ndenjur në allçi. Ka ngrënë 4 plumba.

Unë i thashë, larg meje. Vazhdova punët e mia.

Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo.

Ndërruam edhe numrin e telefonit me Lahon (Rrumin e Shijakut).

Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet.

I kam dhënë të njëjtën përgjigje.

Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër.

Për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni.

Avokati. Ilia Ilia: Na e përshkruaj si erdhi? “Erdhi te lokali vetë i tretë. Unë edhe jam kërcënuar me sms. Më kanë thënë: Hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu. Nuk e di kush ishte dërguesi.

Ky kërcënim ka ardhur disa kohë pas bisedës me Rrumin.

Vëllai im është dënuar me 4 vjet e 8 muaj për atentatin ndaj prokurorit.

Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Unë di që kur kam shkuar tek Spitali, vëllanë e kishin marrë në polici. Vëllai im ka qenë në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen kur ju bë atentat.

Në dijeninë time janë dëmtuar të tre.

Po të ishte zgjidhur ajo punë, kush e bëri atentatin, nuk do të isha unë këtu sot.

Unë vij e dëshmoj këtu, se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, se jetoj në Durrës.

Dëshmitari Haxhi Murati: Në 2019 kam jetuar në Krujë. Kam një biznes. Kam qenë edhe kryeplak disa muaj.

Asllan Rrajën e njoh. Kur ka ndodhur ngjarja, më ka ardhur tek shtëpia. Meqë unë merrem me pajtime gjaqesh, më kërkoi të shkoja në Shijak, të takonim babain e viktimës, që të mos vazhdohej pushka. Mos vazhdohej pushka derisa të sqarohej ngjarja.

Isha me dy vetë të tjerë. Shkuam tek shtëpia e atij djalit, viktimës. Kemi takuar babain e atij dhe më pas kemi lënë që takimi të bëhej në Shijak.

Unë isha në dy takime, por pastaj erdhi ai virusi dhe nuk bëmë më takime. Isha bashkë me dy shokë.

Në takimet kanë qenë babai i Andi Malokut dhe ca të therë.

Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja.

Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin.

Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhe asnjë gjë.

Emrin e djalit të Asllanit nuk e mbaj mend, por ka pasur një punë në Fushë-Krujë kështu për dhëmbët.

Redian Rrajën nuk e njoh. Atë deputetin Rraja po, e njihja.

Për avokatin Ilia Ilia: Fillimisht ne kemi takuar veç të atin e viktimës dhe të shoqen e tij në Tiranë. Takimin e dytë e bëmë në Shijak, me kërkesë të  tij, pasi kishte vëllezërit dhe njerëzit e tij.

Biseduam për ngjarjen. Nuk janë përmendur emra konkretë për autorët e mundshëm të ngjarjes, përveç emrit të djalit të Asllanit, që thoshin ka qenë në ngjarje.

Ne kemi dashur të takonin edhe Aleksander Lahon (Rrumin), meqë iahtë dëmtuar në ngjarje dhe ta pyesnim, mos zbardhnim gjë nga ngjarja. Do iknim me iniciativan tonë, por nuk u takuam.

Tek Arjan Ndoja nuk kemi kërkuar ta takonim.

Plarent Dervishaj: The që djali i Asllan Rrajës (Redian Rraja) nuk ishte arrestuar kur ju kërkoi juve të kontaktonit familjarët e Andi Malokut.

Dëshmitari: Nuk e di nga e ka marrë informacionin Asllan Rraja. Ai më ka thënë, djali im nul është fajtor. Më ka thënë, thuaji familjes, derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im, të mos na vrasin.

Unë kaq mund të bëja me kapacitetin që kisha. Ata na kanë pritur shumë mirë.

Dervishaj: emra konkretë janë përmendur, që kanë lidhje me atentatin. 

-Jo.

Dëshmitari Bujar Deliallisi: Jam oficer policie, zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë Durrës.

Plaurent Dervishaj, Julian Meçen e Ramazan Rrajën i njoh si emra.

Kam marrë pjesë tek arrestimi i Ramazan Rrajës. Ishte person i shpallur në kërkim me masë arresti.

Kemi bërë ndërhyrjen në zonën e Fushë Krujës, pa shkuar tek Ura e Gjolës. Është një hotel aty i fisit Rraja.

Kemi qenë mbi 30 forca. Është bërë rrethimi i objektit.

Ndërhyn Dervishaj: Ca është ky muhabet. Ca lidhje kam unë me këto.

Deliallisi: Kemi gjetur dy persona, të armatosur. Njëri Ramazan Rraja. Personit tjetër nuk i kujtoj dot emrin, por ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit.

Avokati i Dervishajt, Ilia Ilia: Nuk e kuptoj pyetjen e këtij dëshmitari këtu.

Dervishaj, dëshmitarit: Nuk të takon ty të vish këtu. Të njoh mirë unë ty. E di se kush je. Nuk do të mbash hallet e dynjasë ti.

Ndërhyn gjykata: Ju lutem, është sjellje e përsëritur kjo.

Dervishaj: Po e bëni qesharake. Do bëjmë gjyq tani, a çfarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos