Një zjarr ka rënë mëngjesin e së shtunës, rreth orës 08:00, në një objekt në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.
Sipas pamjeve të siguruara, ndërhyrja e zjarrfikësve u bë e vështirë për shkak se rruga ishte e bllokuar nga automjete të parkuara, të cilat kishin ngushtuar kalimin dhe pengonin mjetin e emergjencës që të hynte deri te vatra e flakëve, raporton A2 CNN.
Megjithë pengesat, zjarrfikësit arritën me shumë përpjekje të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)