Një 35-vjeçar ndërroi jetë dhe dy persona të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e së premtes në Vorë.
Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka sigurua pamje të makinës, e cila pas përplasjes është përmbysur në afër ngjitur me rrugën. Viktima u identifikua si Flobert Ajazi.
Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)