Pas katër muajsh hetime intensive, policia e Pogradecit, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Portions”, i cili çoi në goditjen e një grupi të organizuar që merrej me shpërndarjen e kokainës në qytet.
Si rezultat i këtij operacioni janë vënë në pranga katër shtetas mes të cilëve edhe një 17-vjeçar.
TË ARRESTUARIT:
· E. A., 29 vjeç
· D. A., 18 vjeç
· A. Sh., 18 vjeç
Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar, shtetasi me inicialet L. G., 20 vjeç.
Sakaq shtetasi A. Sh. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Nga hetimet paraprake rezulton se grupi në fjalë, ka qenë i përfshirë në shitjen me doza të kokainës, në periudha të ndryshme kohore, brenda territorit të qytetit të Pogradecit.
Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, 2 automjete që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe 10 aparate celularë, që shërbenin për komunikimin dhe organizimin e aktivitetit kriminal. (A2 Televizion)