“Jeni për t’u vrarë që të gjithë”, kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 11:57 | Kronikë

“Jeni për t’u vrarë që të gjithë”,

Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të të juridiksionit të përgjithshëm.

A2 CNN mëson se një person i identifikuar si Gentian Mali ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë.

Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij.

Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos