Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 10:12 | Kronikë

Rrezikoi jetën e banorëve pasi ndezi zjarr, arrestohet 34

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31 vjeçar nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrim i pronës me zjarr.

Sipas hetimeve, shtetasi J.S. është përgjegjës për ndezjen e 3 zjarreve përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e banorëve të zonës dhe një pikë karburanti që ndodhej aty pranë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre, pasi reagimi i strukturave të Policisë do te jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal.

Gjithashtu, fton që të denoncohet menjëherë çdo indicie për këtë veprimtari kriminale, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi, si dhe të zbardhen menjëherë autorësia dhe rrethanat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos