IKMT aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje

Nga Senad Nikshiqi
7 Korrik 2025, 11:02 | Kronikë

IKMT aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje

Aksion i policisë dhe IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Dhjetëra force policie bashkë me grupet e IKMT janë nisur drejt Thethit për të shembur ndërtimet pa leje.

Deri më tani nuk ka rezistencë nga ana e banorëve të cilët në aksionet e mëparshme kanë protestuar. Në total janë rreth 11 objekte për t'u prishur, shkruan A2 CNN.

Aksioni pritet që të nisë në qendër të Thethit, ndërsa është e paqartë se për sa kohë do të vijojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos