
Një pike e këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në zonën “5 maji” në Tiranë.
A2CNN mëson se një person i maskuar me kapuç ka vjedhur 1,2 milionë lekë të vjetra, nën kërcënimin e armës.
Autori pasi ka marrë paratë është larguar me vrap nga vendngjarja. Ndërkaq uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth, dhe po punojnë për kapjen e autorit.
"Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit", vijon njoftimi.
(A2 Televizion)