
Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së pikes së këmbimit valutor në zonën e 5 Majit në Tiranë, bëjnë me dije burime për A2 CNN.
Grabitja ndodhi rreth orës 09:00 në një qendër tregtare në rrugën “5 Maji”.
Autori, 42 vjeç, u fut brenda pikës së këmbimit valutor i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç, më pas nën kërcënimin e armës, ai ka marrë një shumë parash. (A2 Televizion)