
Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë me kokainë dhe pistoletë sportive, pasi dje theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe kërcënoi një shtetas, për motive të dobëta.
“Sekuestrohen arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day””, thuhet në njoftim.
“Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive. Ky shtetas, dje, ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe dyshohet se ka kanosur një shtetas, në rrugë, me armën sportive që posedonte, për motive të dobëta”, vijon njoftimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)