U kap me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 33-vjeçari tek "Astiri"

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 13:01 | Kronikë

U kap me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 33-vjeçari tek

Një 33-vjeçar me inicialet K.Ll., ka rënë pranga gjatë orëve të natës në zonën e Astritnë Tiranë, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi: 

-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos