Plagosi me thikë 18-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 10:27 | Kronikë

Plagosi me thikë 18-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar punën mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç, shkruan A2 CNN.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos