Zjarri masiv te "5 Maji", shkrumbohet i gjithë kapanoni. Dëme të konsiderueshme në treg

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 23:30 | Kronikë

Gazetari i A2CNN, Anesti Barjamemaj, në një lidhje direkte me “Ditarin” e orës 23:00, dha detaje nga zjarri në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

“Lufta me flakët po vijon ende. Forcat zjarrfikëse janë në numër të shtuar edhe aktualisht, por duket se flakët po izolohen pak nga pak. Ky është dhe komunikimi që ka bërë dhe kreu i zjarrfikëses së Tiranës. Kujtojmë se është përfshirë nga flakët një magazinë e madhe, një kapanon me shumë dyqane afër tregut në ish-Uzinën Dinamo, ku sipas informacioneve duket se janë rreth 100 dyqane që janë shkrumbuar totalisht, pasi i gjithë kapanoni tashmë është shkrumbuar dhe beteja me flakët po vijon”, tha gazetari.

“Policia po vijon me numër të shtuar për të marrë të gjitha provat e nevojshme dhe për të kryer të gjitha ate se cili është shkaku i zjarrit. Nga komunikimet që kan pasur me tregtarë, por edhe me qytetarë në këtë zonë bëhet me dije se zjarri ka nisur në një dyqan me rroba në qendër të kapanonit e më tej është përhapur në dyqanet përreth, ku është djegur i gjithë kapanoni me rreth 100 dyqane, ku ka pasur plastikë dhe materiale të ndryshme industriale të cilat tashmë janë shkëmbuar totalisht dhe dëmi llogaritet në milion euro”, shtoi Barjamemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos