Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet shtetasi

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 12:10 | Kronikë

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi,

Një 31-vjeçar nga Fieri me inicialet J.V., ka përfunduar në pranga, pasi hyri me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe e ka dhunuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos