
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra drejtorin e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri.
Dyshohet se ky i fundit ka abuzuar me lejet e ndërtimit në kryeqytet.
Gjykata e dha vendimin me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo.
Organet kompetente po vijojnë punën për thellimin e veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. (A2 Televizion)