“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 22:40 | Kronikë

Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi një rast kur policia nuk gjente dot një vrasës në Berat, pasi nuk kishte asnjë fotografi të tijën.

“Unë i dërgoja komunikatën 24-orëshe me ngjarje reale gazetarëve, jo gënjeshtra, çdo ditë. Ishim të hapur me median, kontaktoja me gazetarët sy për sy. Duhet të jesh dashamirës, të dish të sillesh, inspektorët duhet të qarkullojnë nëpër lagje, sepse dalin filiza të rinj të krimit dhe duhen inkuadruar. Jo si puna jonë që nuk gjenim dot Dritan Zhupën, vrasësin e Beratit sepse policia nuk kishte fotografi të tijën”, tha Havari.

“Nëse dëshiron të bësh emër, duhet të punosh ndershmërisht për vendin tënd. Kaq”, shtoi Havari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos