Plagoset me thikë 26-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 08:46 | Kronikë

Plagoset me thikë 26-vjeçari në Vlorë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ka goditur me thikë një tjetër shtetas.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është proceduar penalisht edhe vëllai i 29-vjeçarit, shkruan A2 CNN.

I plagosuri për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i  cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos