I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 11:30 | Kronikë

I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush

Një shtetas i cili ishte i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë përfundoi në prangat e policisë. A2CNN mëson se i arrestuari është 36-vjeçari Andi Xhafa.

I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush

Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.  Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.  Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.   Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos