
Një sasi prej rreth 150 dozash kokainë dhe kanabisi është sekuestruar nga Policia në Dhërmi, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë përfunduar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Të dy u kapën pranë një beach bar-i në fshatin Dhërmi, ndërsa dyshohet se posedonin doza kokainë dhe Cannabis Sativa me qëllim shitjen, shkruan A2CNN.
Gjatë kontrollit të automjetit të 31-vjeçarit, si dhe të ruloti ku ai qëndronte, Policia gjeti edhe doza të tjera të lëndëve të dyshuara narkotike.
Në total u sekuestruan rreth 150 doza kokainë dhe kanabis, si dhe automjeti i 31-vjeçarit. (A2 Televizion)