Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, është kapur duke hyrë në Shqipëri.
shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau, shkruan A2.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës. (A2 Televizion)