I dënuar me 9 vite e 3 muaj burg në Itali, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 09:27 | Kronikë

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burg në Itali, arrestohet në

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi ishte dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se vendndodhja e të riut të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u sigurua përmes informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos