I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Nga Artin Halili
22 Korrik 2025, 19:25 | Kronikë

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar.

Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që kishte përfshirë një banesë në një lagje periferike të Korçës, për të shpëtuar jetën e 72-vjeçarit Jorgo Kostreci, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në banesë, ndërkohë që policët e drejtorisë vendore të Policisë Korçë kanë ndërhyrë për të shpëtuar 72-vjeçarin, shkruan A2. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se 72-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72-vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët.

I moshuari jeton i vetëm në një banesë njëkatëshe dhe krahas pensionit, të ardhurat i siguronte duke mbledhur hekurishte të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos