Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 16:58 | Kronikë

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e

Një bazë e dyshuar e një organizate kriminale shqiptare është goditur nga policia italiane gjatë një operacioni në rajonin e Pratos, në Toskanë.

Aksioni u zhvillua në zonën Sant’Ippolito di Vernio, ku në një apartament në Via Marchin jetonte një çift: një 43-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë dhe aktualisht në arrest shtëpiak, si dhe partnerja e tij 42-vjeçare rumune, shkruan A2CNN. 

Gjatë kontrollit, policia zbuloi një depo armësh, ku u sekuestruan pesë pistoleta, sasi municionesh, dokumente të falsifikuara dhe rreth 30 mijë euro para cash.

Ndër armët e sekuestruara janë:

një pistoletë Beretta kalibri 7.65 me një karikator dhe gjashtë fishekë,

një pistoletë Beretta 9 mm, e raportuar e vjedhur në vitin 2021,

një armë e modifikuar pa të dhëna identifikuese,

një revolver 5.7 mm,

si dhe një pistoletë me qitje bosh e markës Bruni, kopje e një Glock, me karikator dhe 30 fishekë.

Gjithashtu, u sekuestruan 75 fishekë të tjerë dhe një plumb, të cilët mund të përdoren edhe për armë të tjera.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se janë gjetur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa shuma prej 30 mijë eurosh ishte e ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos