Kreu i KPP në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 10:15 | Kronikë

Kreu i KPP në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

Kreu i KPP, Joniad Myzyraj, i pezulluar nga detyra me vendin gjykate paraqitet në GJKKO për verifikimin e masës "detyrim për paraqitje".

Myzyraj është marrë i pandehur nga SPAK për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tëndera". Pak ditë më parë, me kërkesë të SPAK, GJKKO caktoi ndaj tij masat e sigurimit "pezullim të ushtrimit të funksioneve publike" dhe "detyrim për paraqitje".

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës më 30 qershor .

Ai është marrë i pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, shkruan A2.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos