GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, 10 vjet e 8 muaj burg për Durim Bamin

Nga Armand Bajrami
15 Shtator 2026, 09:50 | Kronikë

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes

GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Henerigert Mitri dhe Oltion Zefi.

GJKKO ka vendosur për Durim Bamin që me gjykim të shkurtuar të dënohet 10 vite e 8 muaj burg. Kujtojmë që në kuadër të dosjes “Revanshi” u zbardhën 12 ngjarje kriminale në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana dhe Burreli.

Dënimet

Jozi Kraja 4 vjet e 8 muaj burg

Aldo Avdyli 4 vjet e 8 muaj burg

Oltion Zefi 10 vjet burg

Edson Jozwik 8 vjet burg

Henerigert Mitri 5 vjet e 4 muaj burg

Durim Bami 10 vjet e 8 muaj burg

Altin Morina 6 vjet e 8 muaj

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos