“Gjendja e sigurisë në vend, e rëndë”, Softa: Kriminelët s`po hanë vetëm kokat e njëri-tjetrit

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 21:19 | Kronikë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në studion e “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN deklaroi se gjendja e sigurisë në vend “është e rëndë, për aq kohë sa në qytete të ndryshme kemi atentate”.

“Në shumë raste, ngjarjet janë të pazbardhura. Atentatet e vitit 2025, siç është rasti i atentatit në autostradën Fier-Vlorë, nuk kemi ende autor. Ngjarjet e rënda tregojnë sërish se krimi është problem shqetësues. Nuk është ajo që tha kryeministri “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasi krimi është shqetësim për qytetarët e thjeshtë”, deklaroi Softa.

“Në çdo atentat kemi viktima banakierë, kalimtarë të rastit... Kontrolli i territorit vazhdon të jetë problem shqetësues. Si i tillë, kërkon masa më të forta, por nuk do t’i kemi nëse i kthejmë sytë vetëm nga Policia e Shtetit”, shtoi eksperti i sigurisë.

Sipas avokatit Alban Qafa, nuk është problemi te Kodi Penal, por Prokuroria dhe Gjykata që nuk e zbatojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos