Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2 persona, i gjenden 250 gramë kokainë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 12:56 | Kronikë

Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2

Policia e kryeqytetit goditi një rrjet shpërndarjeje të drogës, duke finalizuar operacionin e koduar “Target”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë aksionit, në zonën e Komunës së Parisit u arrestuan në flagrancë A. V., 23 vjeç, dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas hetimeve, të arrestuarit dyshohet se shisnin kokainë në lokalet e zonës.

Në momentin e ndalimit, policia gjeti dhe sekuestroi 250 gramë kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga aktiviteti kriminal, shkruan A2 CNN.

Forcat e rendit deklaruan se operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje droge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos