Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Xhika u paraqitur për herë të parë në SPAK në datën 14 maj të vitit 2024, shkruan A2 CNN.
Ish-zyrtari i ARRSH në 14 maj 2024 qëndroi për gati 40 minuta në dispozicion të hetuesve të BKH.
Pas daljes nga SPAK, Xhika tha se kishte qenë në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një procedurë tenderuese, gjatë kohës që ka qenë drejtues i ARRSH.
Më herët, Xhika dhe dy ish-zyrtarë të rrugëve u hetuan për “korrupsion" dhe “shpërdorimit të detyrës”, vepra që dyshohet t’i kenë kryer gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, por në përfundim të gjykimit fitoi pafajësi. (A2 Televizion)